Arsovski: Koalicioni LSDM-BDI do te ishte me stabel | Lajme - News

2020-11-05 0

Ndërsa vazhdojnë tentativat për krijimin e mazhorancës parlamentare, analisti politik, Petar Arsovski shpreh bindjen se pavarësisht dallimeve, LSDM-ja e Zoran Zaevit dhe Bashkimi Demokratik i Ali Ahmetit kanë më shumë gjasë për arritjen e marrëveshjes për ekzekutivin e ri.

?Për momentin më me interes janë negociatat ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së për shkak se ato kanë më shumë gjasë për marrëveshje. Dy partitë nisin nga pozicione goxha të ndryshme nga fushata që u manifestuan me tone tensionuese dhe nuk duhet pritur se marrëveshjen do të arrijnë kollaj. Kombinimet e tjera janë më pak të sigurta për shkak se kjo e para do të ishte më e qëndrueshme, por kujtoj se nuk do të arrihet shpejt?.

I pyetur se në rast të marrëveshjes eventuale LSDM-BDI, cili ka për të qenë kompromisi, Arsovski shprehet se shtizat do të puqen rreth postit të kryeministrit për çka dallimet e dy palëve janë serioze.

?Mendoj se, nëse i dëgjojmë paralajmërimet nëpër media, shtizat do të kthehen rreth pozicionit të kryeministrit dhe këtu ka për t?u kërkuar kompromisi. Pozicionet e të dyja partive janë tepër të ngurta: Gjatë fushatës LSDM-ja pohonte se nuk do të bëjë koalicion me BDI-në, BDI-ja kërkonte kryeministër shqiptar. Të shohim nëse të dyja partitë a do të mund të tërhiqen nga pozicionet fillestare që u manifestuan edhe gjatë kontakteve të para. Nëse ia dalin të gjejnë zgjidhje kompromisi, ky ka për të qenë koalicioni më i qëndrueshëm me këta numra të mundshëm në parlament?.

Duke komentuar skenarin e dytë sipas të cilit shumica parlamentare mund të krijohet edhe nga VMRO-DPMNE-ja dhe partitë shqiptare, Arsovski thotë se matematikisht një gjë e tillë është e mundshme, por partitë politike shqiptare që do të hynin në këtë qeveri do të paguanin një çmim të lartë politik.

?Duke pasur parasysh se VMRO-DPMNE nuk pranon kryeministrin shqiptar dhe ky është pozicioni i tyre publik. Kjo parti ka qëndrime më të ngurta për korpusin e çështjeve shqiptare sesa Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë. Ky kombinacion do të ishte rrugëdalja e fundit, përkatësisht se partitë shqiptare do ta bënin këtë vetëm nëse nuk do të kishin zgjidhje tjetër?..

Njohësit e rrethanave politike në vend thonë se në afrim-pajtimin e forcave politike për krijimin e shumicës parlamentare edhe kësaj radhe roli i faktorit ndërkombëtar ka për të qenë tepër i rëndësishëm.

?Faktori Ndërkombëtar është i interesuar për tri punë: Së pari, koalicioni qeverisës të bëhet shpejt për rivendosjen e shpejt të institucioneve. Së dyti që ai të jetë mundësisht sa më i qëndrueshëm për shkak se aktualisht po përballemi me shumë sfida dhe së treti që të vazhdojë kursin drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian?, nënvizon Arsovski duke shprehur bindjen se ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar mund të pritet vetëm në rast të rrezikimit të këtyre tri shtyllave.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen http...

Free Traffic Exchange